Under Header

spot_img

Bashkimi 3 ndeshje pa shikues në tribunën qëndrore dhe gjoba financiare nga Komisioni i Garave i FBK-së

spot_img

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë publike dënimet disiplinore dhe nenet përkatëse të Propozicioneve të Garave (PG), mbi të cilat janë bazuar masat e shqiptuara nga Komisioni Disiplinor (në përbërje Armend Hamiti, Ismet Ferati, Arianit Shala) pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen KB Bashkimi – KB GO+Peja.

Sipas Informatës Disiplinore të FBK-së, dënimet kryesore ndaj KB Bashkimit janë marrë në bazë të këtyre neneve:

10. KB Bashkimi në përputhje me nenin 50.6 të PG dënohet me 500€
11. KB Bashkimi në përputhje me nenin 51.4 të PG dënohet me 500€
12. KB Bashkimi në përputhje me nenin 51.6 të PG dënohet me 700€
13. KB Bashkimi, në përputhje me nenin 51.19 të PG-së, lidhur me nenin 57.2 të PG-së,
dënohet me gjobë prej 1,500 € dhe me zhvillimin e 3 (tre) ndeshjeve pa praninë e
shikuesve në pjesën e tribunës qendrore.

  • Neni 50.6 – Shërbimi i dobët i kujdestarisë, dënim në vlerë 500 euro.
  • Neni 51.4 – Hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta (si: shkrepëset, monedhat, shishet e plastikës, etj.), dënim në vlerë 500 euro.
  • Neni 51.6 – Animi dhe sjellja josportive apo sharja në kor e shikuesve ndaj ekipeve, gjyqtarëve, lojtarëve, personave zyrtarë të ekipeve, dënim në vlerë 700 euro.
  • Neni 51.19, lidhur me nenin 57.2 – Realizimi i sulmit fizik me lëndim të lehtë të lojtarëve, zyrtarëve të klubeve, gjyqtarëve, vëzhguesit apo personave zyrtarë nga persona jozyrtarë. Sipas vlerësimit të rrethanave, dënimi ndalesa e prezencës së shikuesve mund të shqiptohet edhe si ndalesë e pjesshme e prezencës së shikuesve (ndalesë e përdorimit të tribunave/pjesëve të caktuara, p.sh. sektorët A, B, C, D dhe VIP ulëset).

Në bazë të këtij neni, KB Bashkimi është dënuar me 1,500 euro gjobë dhe me zhvillimin e tri (3) ndeshjeve pa praninë e shikuesve në tribunën qendrore.

FBK ka bërë të ditur se këto masa janë marrë pas shqyrtimit të raportit zyrtar të ndeshjes dhe vlerësimit të plotë të rrethanave, duke theksuar se siguria e lojtarëve dhe mbarëvajtja e garave mbeten prioritet kryesor i federatës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme