Under Header

spot_img

Nga FBK-ja tregojnë se pse nuk u zbraz dje palestra në Prizren

spot_img

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka reaguar me një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes Bashkimi-Peja, duke sqaruar arsyet pse loja nuk u ndërpre dhe tribunat nuk u zbrazën në momentin kritik.

Sipas FBK-së, vendimmarrja gjatë ndeshjes i ka takuar delegatit të federatës, zyrtarëve të ndeshjes dhe organeve të sigurisë, të cilët në atë moment kanë vlerësuar se ekzistonin kushtet për vazhdimin e lojës dhe se situata mund të menaxhohej pa masa më drastike, siç është zbrazja e tribunave.

Megjithatë, federata ka theksuar se incidenti konsiderohet tejet serioz dhe për këtë arsye është hapur menjëherë procedurë disiplinore. FBK bën të ditur se gjatë kësaj procedure do të trajtohen në mënyrë të plotë të gjitha rrethanat, përfshirë nivelin e rrezikut, reagimin e organizatorit të ndeshjes si dhe pasojat eventuale për lojtarin e prekur.

Në deklaratë theksohet se siguria e lojtarëve dhe zyrtarëve mbetet prioritet absolut i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndërsa çdo veprim apo mosveprim gjatë kësaj ndeshjeje do të jetë pjesë e vlerësimit nga organet kompetente disiplinore.

FBK ka garantuar se çështja do të trajtohet me seriozitet të plotë dhe në përputhje me rregulloret në fuqi. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme