Sonte zhvillohet edhe një duel mjaft interesant nga xhiro e 14-të e Superligës së Kosovës.
Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj xhiro-je që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit.
Deri tani prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


