Under Header

spot_img

Bora befason Bashkimin, triumfon në Prizren

spot_img

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e ditës së parë të xhiros 14 në elitën e basketbollit kosovar.

Ekipi prishtinas Bora ka arritur fitore tepër të rëndësishme dhe lirisht mund të thuhet të befasishme, duke e mposhtur nikoqirin e duelit Bashkimin me rezultat 83-85.

Rrjedha e ndeshjes ishte shumë interesante me dy çerekët e parë që u luajtën ngushtë (20-18, 21-22) e me vendasit që mbyllën çerekun e parë në avantazh me 1 pikë 41-40.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me Borën që fitoi ngushtë të dyja periodat 23-25 e 19-20 dhe siguroi fitoren e madhe.

Tyler Chesse ishte lojtari më i dalluar i Borës sonte me 24 pikë, por u ndihmua fuqishëm edhe nga Shaquan Jules e Alex Hunter me nga 19 pikë secili, ky i fundit e vendosi fituesin me treshe në fund.

Te Bashkimi s’mjaftoi performanca pozitive e Shannon Shorter me 23 pikë.

Pas 14 xhirove, Bora ka 6 fitore e 8 humbje, derisa Bashkimi mbetet me 9 fitore e 5 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Vëllaznimit e Bora e pret Rahovecin 029. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme