Sot rikthehet me ndeshje Superliga e Kosovës te meshkujt me xhiron 14 në program.
Ndeshje interesant pritet në start ku sonte takohen Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 në Therandë.
Fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


