Under Header

spot_img

Në ditën e ndeshjes, Trepça prezanton lojtar të ri

spot_img

Në ditën e ndeshjes me Sigal Prishtinën, Trepça ka prezantuar lojtar të ri.

Mitrovicasit kanë shtuar në radhët e veta fundorin amerikan – Akili Vining i gjatë 188 centimetra.

Lojtari deri para pak ditësh ishte pjesë e Hapoel Beer Sheva që drejtohet nga ish trajneri i Pejës Rami Hadar.

Në 7 ndeshje lojtari me ekipin izraelit kishte 1.9 pikë, 2.1 asiste e 1.3 kërcime për ndeshje, derisa sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit suedez Jamtland atje ku në 30 ndeshje kishte mesatare prej 14.6 pikë, 3.8 asiste e 2.4 kërcime.

Në SHBA lojtari ka qenë pjesë e kolegjit amerikan – Texas-Arlington Mavericks. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme