Trepça ka arritur sonte fitore të madhe në Mitrovicë, ndaj Sigal Prishtinës 95:69.
Vendasit e kontrolluan ndeshjen me ritëm të lartë dhe tranzicion të shpejtë, duke krijuar diferencë të madhe dhe duke e menaxhuar deri në fund.
Më i dalluari tek Trepça ishte M. Amzil me 23 pikë, ndërsa D. Kapiti shtoi 20 pikë. S. Jones kontribuoi me 15 pikë dhe B. Tuna me 12.
Ndërsa tek Sigal Prishtina, E.Clarance shënoi 18 pikë, D.Haxhosaj 14, ndërsa K.Dukes 10.
Trepça mbetet e para në tabelë me 11 fitore e 3 humbje, derisa Prishtina ka 7 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Trepça e pret Go+ Pejën e Prishtina luan ndaj Golden Eagle Yllit. /AsistiOnline.com/


