Vëllaznimi ka regjistruar fitore ndaj Go+ Pejës me rezultat 94–85, në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë.
Pjesa e parë ishte e barazpeshuar derisa vendasit u shkëputën në çerekun e tretë, të cilin e fituan 28–15, duke krijuar epërsi që e ruajtën deri në fund të takimit.
Te Vëllaznimi më të dalluarit ishin J. Hellems me 21 pikë, D. Wilson me 19 pikë e 4 asistime, A. Gordon me 16 pikë e 8 kërcime dhe Y. Anei me 14 pikë, 7 kërcime e 2 bllokime.
Në anën tjetër tek Go+ Peja u dalluan C. Edwards me 18 pikë (8/8 sh.), A. Hajdari me 18 pikë (4 treshe), S. Flatten me 16 pikë dhe M. Mala me 11 pikë e 8 asistime.


