Federata e Basketbollit e Kosovës, ka bërë të ditur, se sot është hapur zyrtarisht afati kalimtar në konkurrencën e meshkujve (për lojtarët vendorë).
Ky afat ka nisur sot dhe do të jetë i hapur deri më 14 janar, duke u dhënë klubeve mundësinë për të bërë ndryshime dhe përforcime në skuadrat e tyre.
Skuadrat e Superligës pritet të jenë aktive gjatë kësaj periudhe, në varësi të objektivave që kanë për vazhdimësinë e sezonit. Gara në elitën e basketbollit kosovar është bërë tepër konkurruese, ku lufta për çdo pozitë në renditje është e ashpër dhe çdo ndeshje ka peshë të veçantë.
Me hyrjen në fazën vendimtare të kampionatit, klubet synojnë të përforcohen si në garën për titull, ashtu edhe në betejën për mbijetesë.
Ndërkohë, lëvizje dhe përforcime priten edhe në Ligën e Parë dhe Ligën e Dytë të Meshkujve, të cilat këtë edicion po ofrojnë rivalitet dhe interes të shtuar.


