Edhe një lojtar i ri mund të transferohet te Bashkimi gjatë këtyre ditëve.
Madje një emër interesant për opinionin e basketbollit, është rikthimi i Rodney Purvis që po shihet si opsion për ti përforcuar portokallinjët e Prizrenit.
AsistiOnline.com ka mësuar se klub i Bashkimit e sheh si opsion real lojtarin që më herët ka luajtur te Trepça e Peja.
Lojtari deri tani ka qenë pjesë e Kozhuvit të Gjevgjelisë në pjesën vjeshtore të kampionatit të sivjetm, atje ku ka luajtur me 17.8 pikë, 3.6 asiste e 2.9 kërcime.
Mbetet të shihet se a do të kompletohet kjo lëvizje te prizrenasit, derisa AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet. /AsistiOnline.com/


