Klubi i Pejës ka njoftuar sot se ndeshja ndaj Olomouckos, e paraparë të zhvillohej sonte në Çeki në kuadër të garave të ENBL, nuk do të luhet.
Sipas njoftimit të klubit, arsyeja e anulimit lidhet me orar shumë të ngjeshur të garave vendore, çka e ka bërë të pamundur udhëtimin e skuadrës drejt Çekisë. KB Peja pritet të zhvillojë ndeshje të rëndësishme gjatë javës, konkretisht të enjten dhe të shtunën, duke pamundësuar kështu organizimin e udhëtimit.
Nga klubi kanë bërë të ditur se për çdo zhvillim apo detaj shtesë rreth kësaj ndeshje, opinioni do të informohet në kohë. /AsistiOnline.com/


