Një tjetër duel tjetër që pritet të sjellë rivalitet sonte, është ai mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.
Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas fitores së realizuar ndaj GO+ Pejës dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive në elitë.
Në anën tjetër, Bashkimi udhëton drejt Gjakovës me synimin për t’u kthyer te rezultatet pozitive pas ndeshjeve të fundit.
Sa i përket statistikave në kampionat, Vëllaznimi ka regjistruar pesë fitore dhe nëntë humbje, ndërsa prizrenasit kanë bilanc të kundërt, me nëntë fitore dhe pesë humbje.
Takimi zhvillohet sot dhe nis nga ora 18:45.


