Xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës në basketboll hapet sonte në Prishtinë, ku Bora 029 pret skuadrën e Rahovecit.
Këto dy ekipe po përballen paralelisht edhe në serinë çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku Bora e ka avantazhin prej nëntë pikësh nga ndeshja e parë, duke e bërë përballjen e sontme edhe më interesante.
Prishtinasit hyjnë në këtë duel pas fitores së madhe të realizuar në Prizren ndaj Bashkimit, ndërsa “Vreshtarët” vijnë pas humbjes së pësuar nga Golden Eagle Ylli.
Sa i përket bilancit në kampionat, Bora ka regjistruar gjashtë fitore dhe tetë humbje, ndërsa Rahoveci ka pesë fitore dhe nëntë humbje.
Ndeshja Bora 029 – Rahoveci zhvillohet sonte në Prishtinë dhe nis nga ora 18:45.


