Bora ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Rahovecit 029 me rezultat 79:74.
Rahoveci 029 e nisi më mirë ndeshjen dhe e fitoi çerekun e parë 19:21. Bora reagoi fuqishëm në çerekun e dytë, ku me lojë më agresive në të dyja fazat e parketit, e fitoi këtë çerek 30:16 dhe shkoi në pushim me epërsi 49:37.
Në çerekun e tretë, Rahoveci 029 u rikthye në lojë dhe e fitoi këtë pjesë 16:25, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, Bora tregoi qetësi dhe menaxhim më të mirë të posedimeve, duke fituar çerekun e katërt 14:12 dhe duke siguruar fitoren përfundimtare.
Te Bora u dalluan T. Cheese me 26 pikë dhe A. Hunter me 20 pikë dhe 8 asistime, ndërsa te Rahoveci 029 më efikasi ishte J. Johnson me 31 pikë, i ndihmuar nga F. Rugova me 12 pikë.
Bora pati kontribut të rëndësishëm edhe nga banka me 33 pikë, ndërsa Rahoveci 029 realizoi 20 pikë nga lojtarët rezervë.


