Under Header

spot_img

Bujar Loci largohet nga Rahoveci

spot_img

KB Rahoveci ka njoftuar sot se me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci.

Loci ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, periudhë gjatë së cilës kontribuoi në inkuadrimin dhe zhvillimin e skuadrës, duke udhëhequr ekipin në garat e Superligës së Kosovës.

Klubi nga Rahoveci ka falënderuar trajnerin Loci për angazhimin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës së kaluar në krye të skuadrës, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim klubi të bëjë të ditur hapat e radhës sa i përket stafit teknik. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme