Elita e basketbollit kosovar sjell sonte një tjetër super-ndeshje, ku vëmendja kryesore do të jetë te derbi i xhiros së 15-të mes Trepçës dhe Pejës.
Përballja zhvillohet në palestrën “Minatori”, ndërsa fillimi i takimit është caktuar për ora 18:45.
Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë të forta dhe plot rivalitet, andaj edhe sonte pritet një atmosferë e zjarrtë dhe duel interesant në parket.
Trepça hyn në këtë ndeshje si lidere e tabelës, duke kryesuar kampionatin me 11 fitore dhe tri humbje, ndërsa Peja pozicionohet në vendin e tretë me tetë fitore dhe gjashtë humbje.
Dueli në “Minatori” pritet të ketë peshë të madhe edhe për renditjen, por mbi të gjitha për prestigjin, në një përballje që tradicionalisht ofron basketboll cilësor dhe emocione për tifozët.


