Under Header

spot_img

Ekskluzive: Damir Milaçiq trajner te Peja

spot_img

Pas largimit të Greg Gibson, Peja tashmë ka gjetur trajnerin e ri.

Sipas burimeve të sigurta të AsistiOnline.com, KB Peja ka arritur marrëveshje me Damir Milaçiq, i cili do të jetë trajneri i ri i skuadrës verdhezi.

Trajneri kroat vjen në Pejë me një përvojë të konsiderueshme në basketbollin evropian. Gjatë karrierës së tij, Milaçiq ka drejtuar ekipe të njohura si Alkar Sinj dhe Shibenik në Kroaci, si dhe Mechelen në Belgjikë.

Një pjesë e rëndësishme e karrierës së tij është edhe angazhimi me përfaqësuesen e Kroacisë U20, ku ka shërbyer si selektor për tri vite radhazi (2012–2015), duke marrë pjesë në gara zyrtare evropiane.

Në tri edicionet e fundit, Milaçiq ka qenë në krye të Alkar Sinj në Superligën e Kroacisë, duke fituar reputacion si trajner me qasje të disiplinuar dhe fokus në organizimin e lojës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme