Under Header

spot_img

Milaçiq kishte dhënë dorëheqje nga ekipi – Alkar: Shkroi faqet më të ndritura në historinë e klubit

spot_img

Damir Milaçiq, i cili tashmë pritet të marrë drejtimin e KB Peja, në fund të vitit 2025 kishte dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të parë të KK Alkar në Kroaci.

Dorëheqja ishte zyrtarizuar më 22 dhjetor 2025, përmes një komunikate të klubit nga Sinji.

Në njoftimin e tyre, drejtuesit e Alkarit e cilësuan Milaçiqin si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit, duke theksuar se nën drejtimin e tij u arritën suksese historike, përfshirë finalen e Kupës në sezonin e kaluar, poashtu kualifikimin për herë të parë në playoff të elitës kroate, si dhe paraqitjet në garat evropiane. Klubi kishte vlerësuar lart profesionalizmin dhe lidhjen emocionale të trajnerit Milaçiq me Alkarin dhe qytetin e Sinjit.

Pas dorëheqjes së Milaçiqit, Roko Dominoviç u emërua kryetrajner i ri i ekipit të parë, me Luka Zitko si ndihmës. Dominoviç, ish-lojtar i Alkarit dhe Splitit, kishte qenë pjesë e stafit profesional të Milaçiqit dhe kishte punuar ngushtë në analizat taktike dhe skautimin e kundërshtarëve.

Presidenti i KK Alkar, Petar Samupiç, deklaroi se vendimi i Milaçiqit ishte befasues, por i pranuar me mirëkuptim dhe respekt të plotë, duke theksuar se ai la pas një klub shumë më të fortë organizativisht dhe konkurrues sesa në momentin kur mori drejtimin, tre vite më parë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme