Under Header

spot_img

Peja ndahet me trajnerin Gibson me marrëveshje të dyanshme

spot_img

KB Peja ka njoftuar për largimin e trajnerit amerikan Greg Gibson, me marrëveshje të dyanshme ndërmjet palëve.

Vendimi vjen pas një periudhe gjashtëmujore bashkëpunimi mes klubit pejan dhe trajnerit amerikan.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka falënderuar Greg Gibson për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë periudhë.

Po ashtu, KB Peja i ka uruar Gibsonit suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale, duke theksuar se ndarja është bërë në frymë korrekte dhe me respekt të ndërsjellë.

Klubi pritet që në ditët në vazhdim të bëjë të ditur edhe hapat e radhës lidhur me stafin teknik. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme