Under Header

spot_img

Blerand Stavileci largohet nga Prishtina, lë pas vete drejtimin më të suksesshëm për një klub në Kosovë

spot_img

Pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në krye të KB Prishtina, Blerand Stavileci ka vendosur që të largohet nga pozita e presidentit të klubit.

Duhet theksuar se gjatë mandatit të tij si president, Stavileci la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit dhe sportit kosovar, duke arritur suksese që pak kush i ka arritur deri më tani.

Nën udhëheqjen e tij, Prishtina fitoi 21 trofe vendorë, tituj kampioni, kupa, superkupa, plot 3 trofe të Ligës Ballkanike, si dhe plasmanin në mesin e 16 ekipeve më të mira të FIBA Europe Cup, arritje këto që e vendos klubin prishtinas në majat e ekipeve kosovare edhe në garat evropiane dhe kjo ka shënuar edhe suksesin më të madh të një skuadre kosovare në këto kompeticione ndërkombëtare deri tani.

Përveç kësaj, gjatë një sezoni të rregullt, Prishtina dominoi tabelën pa asnjë humbje sezonale, duke arritur suksesin më të madh të një ekipi në Kosovë deri tani, me rezultate që dëshmojnë punën e mrekullueshme të stafit dhe lojtarëve, por edhe menaxhimin e mirë që ishte bërë klubit sa Stavileci ishte kryetar.

Përveç sukseseve sportive, Prishtina arriti të bëhet shembull dhe model i marketingut sportiv dhe i menaxhimit e organizimit të ngjarjeve madhore të basketbollit në Kosovë.

Me një mori trofesh në karrierë dhe ndikim të jashtëzakonshëm në sportin kosovar, Blerand Stavileci me të drejtë do të konsiderohet përherë si një nga kryetarët më të suksesshëm të një klubi në vend, duke ngritur standardet dhe duke përfaqësuar Prishtinën me dinjitet dhe përkushtim.

Para pak ditësh, drejtimin e klubit bardhekaltër e mori presidenti i ri Bekë Berisha, lajm ky që bëri bujë të madhe në krejt opinionin kosovar. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme