KB Prishtina pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, sonte pritet të merret vendimi për shkarkimin e trajnerit grek, Michalis Kakiouzis, nga posti i kryetrajnerit të skuadrës bardhekaltër.
Ky vendim vjen pas një serie rezultatesh negative për Prishtinën, e cila së fundmi ka pësuar katër humbje radhazi në garat vendore. Goditja e parafundit ishte humbja e thellë ndaj Trepçës, me rezultat 95-69, një paraqitje që ka shtuar edhe më shumë presionin mbi stafin teknik.
Prishtina sonte pësoi edhe nga rivali lokal Bora e kjo pritet të jetë ‘goditja’ e fundit për kryeqytetasit. /AsistiOnline.com/


