Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE: SUPER RIKTHIMI SONTE – ASIST TALK ME BEKË BERISHËN

spot_img

Nga e shtuna, 17 janar 2026, ASISTI kthehet me ASIST TALK.

Emisioni i parë dhe i vetëm ekskluziv për basketboll në historinë e mediave shqiptare NUK NDALET.

SUPER RIKTHIMI SONTE, me mysafirin ekskluziv dhe temën më të nxehtë aktualisht në basketboll, sport dhe në përgjithësi në Kosovë.

Është përfolur shumë, ka pasur reagime të shumta, njerëzit janë ndarë në dy taborë – pro dhe kundër, ka pasur kundërshtime dhe kjo çështje ka shkuar deri te institucionet më të larta shtetërore.

Të gjitha këto sonte në ASIST TALK, me Agon Fehmiun dhe personazhin kryesor të kësaj ngjarjeje, kryetarin e ri të Sigal Prishtinës, Bekë Berishën.

🔹 Si erdhi deri te kjo ide?
🔹 Pse e pranoi?
🔹 Çka thotë për kundërshtimet e Plisave?
🔹 Si do të veprojë?
🔹 Çka thotë për reagimin e MKRS-së dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit?
🔹 Si do t’u përgjigjet?

Këto dhe shumë më shumë sonte, me kryetarin e ri të Sigal Prishtinës, Bekë Berishën, në ASIST TALK.

Tash e tutje në AsistiOnline, ueb-faqen numër një për basketboll në trojet shqiptare, si dhe në kanalet zyrtare në YouTube, Facebook, Instagram dhe TikTok, me lajmet më të reja dhe më ekskluzive të sportit më të bukur në botë – basketbollit.

Kemi pushuar në vjeshtë. E dimë se ju kemi munguar, na keni shkruar dhe na keni kërkuar, andaj po ua plotësojmë dëshirën dhe po kthehemi me një format dhe version të ri në ASISTIONLINE.

Viti i ri, formati i ri, por gjithmonë duke sjellë risi dhe duke qenë avangardë që nga 2 tetori 2001, kur ASISTI startoi para një çerek shekulli.

Temat më të nxehta dhe më aktuale të basketbollit kosovar, tash e tutje në ASIST TALK.

Sonte – episodi i parë, shumë special: bisedë ekskluzive me Bekë Berishën. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme