Under Header

spot_img

Granit Rugova shpall kandidaturën për kryetar te KB Prishtina

spot_img

Ish-basketbollisti i KB Prishtina, Granit Rugova, ka bërë publik synimin e tij për të kandiduar për pozitën e kryetarit të klubit bardhekaltër.

Përmes një postimi, Rugova thekson se vendimi i tij vjen si obligim moral dhe jo për ambicie personale, duke besuar se ka njohuritë, përvojën dhe energjinë e nevojshme për ta menaxhuar klubin.

Ai ka rikujtuar lidhjen e gjatë me KB Prishtina, duke theksuar se klubi ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij që nga paslufta, ku është rritur si basketbollist dhe si njeri, duke përjetuar fitore, sfida dhe momente historike.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Rugova ka vazhduar angazhimin në sport përmes roleve drejtuese, fillimisht në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe më pas si Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës. Sipas tij, kjo përvojë i ka dhënë një pasqyrë të qartë mbi udhëheqjen e një klubi të madh, me vizion, stabilitet dhe transparencë.

Në mesazhin e tij, Rugova ka theksuar se Prishtina nuk është vetëm një klub sportiv, por identitet i kryeqytetit dhe krenari qytetare, duke bërë thirrje për bashkim të tifozëve “Plisat”, qytetarëve të Prishtinës dhe të gjithë dashamirëve të klubit, me synimin e rikthimit në rrugën e fitoreve dhe trofeve.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i tij:

Sot, e ndiej obligim moral te marr pergjegjesi dhe ta shpreh haptas vullnetin tim per te pretenduar per poziten e kryetarit te klubit te zemres. Jo per ambicie personale, por sepse besoj se kam njohurite, pervojen dhe energjine per ta menaxhuar mire klubin dhe, bashke me PLISAT, qytetaret e PRISHTINES dhe te gjithe dashamiret e klubit, ta cojme klubin aty ku e meriton.
PRISHTINA ka qene pjese e pa ndarshme e jetes time qe nga pas lufta. Ne kete klub jam rritur si basketbollist, si sportist dhe si njeri. Kam perjetuar fitore, sfida dhe momente historike qe me kane mesuar cfare do te thote pergjegjesia ndaj fanelles dhe qytetit.
Pas karrieres si lojtar, vazhdova kontributin tim ne udheheqjen e sportit, ne Federaten e Basketbollit te Kosoves dhe me pas si Drejtor i Sportit ne Komunen e Prishtines. Kjo pervoje me ka dhene nje pamje te qarte se si duhet te udheheqet nje klub i madh, me vizion, stabilitet dhe transparence.
Prishtina nuk eshte thjesht klub sportiv.
Eshte identitet i kryeqytetit.
Eshte krenari qytetare.
Kjo eshte thirrje per bashkim.
Per pune te ndershme.
Per vizion te qarte.
Per PRISHTINEN.
Kthimi ne rrugen fitoreve dhe kupave.
Bashke mundemi dhe do t’ja dalim

 

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme