Sot vazhdon me ndeshje xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Vëllaznimi e pret Trepçën në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë.
Deri tani Vëllaznimi ka 5 fitore e 10 humbje në pozitën e parafundit e Trepça pozicionohet e para me 12 fitore e 3 humbje.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


