Under Header

spot_img

Edhe Prishtina sonte mysafire e Keilas në ENBL

spot_img

Sigal Prishtina sonte luan ndeshjen e radhës në ENBL League, ku do të përballet me skuadrën estoneze Keila Coolbet.

Ndeshja zhvillohet në qytetin e Keilas dhe nis nga ora 18:30.

Keila Coolbet vjen në këtë takim me një bilanc negativ prej 7 humbjeve në 7 ndeshje në këtë garë, ndërsa Sigal Prishtina ka regjistruar 4 fitore dhe 3 humbje, duke mbajtur gjallë objektivat për fazat e ardhshme.

Megjithatë, përkundër statistikave, ndeshjet në transfertë mbeten gjithmonë të vështira dhe kërkojnë përqendrim maksimal. Prishtina duhet të tregojë pjekuri, disiplinë dhe seriozitet për të shmangur çdo befasi dhe për të vazhduar rrugëtimin pozitiv në ENBL. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme