Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar më në fund trajnerin e ri të skuadrës, spanjollin Paco Olmos, duke i dhënë fund pritjes për stafin teknik që do ta udhëheqë ekipin në vazhdim.
Marrëveshja mes palëve ishte raportuar disa ditë më parë nga AsistiOnline.com, ndërsa tani klubi nga Theranda e ka konfirmuar zyrtarisht përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Welcome Coach. Paco Olmos është trajneri i ri i cili do të drejtoj skuadrën drejt objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e Golden Eagle Yllit.
Olmos vjen me përvojë të madhe ndërkombëtare, ndërsa pritet që të sjellë stabilitet dhe ide të reja në lojën e skuadrës, në një fazë të rëndësishme të sezonit. Golden Eagle Ylli synon të mbetet konkurrues në të gjitha garat dhe emërimi i trajnerit spanjoll shihet si hap i rëndësishëm drejt realizimit të këtyre objektivave. /AsistiOnline.com/


