KB Trepça ka reaguar para përballjes vendimtare në çerekfinale të Superkupës me Golden Eagle Yllin.
Klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se skuadra udhëton drejt Suharekës me një mision të qartë.
Në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës, klubi ka theksuar se do të japë maksimumin deri në fund, me synimin për ta kthyer serinë dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
“40 minuta luftë. 40 minuta zemër. Së bashku në çdo hap”, është mesazhi i Trepçës para kësaj përballjeje.
Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45 dhe Golden Eagle Ylli ka avantazh +3 pikë nga përballja e parë. /AsistiOnline.com/


