Sipas të gjitha gjasave Paco Olmos pritet të jetë trajner i ri i Golden Eagle Yllit.
Edhe pse klubi therandas ende nuk ka njoftuar për marrëveshjen me të, AsistiOnline.com ka mësuar se spanjolli veçse ka mbërritur në Kosovë.
Olmos drejtoi sezonin e kaluar Sigal Prishtinën, gjersa së fundmi ka punuar në Spanjë.
Golden Eagle Ylli nesës e luan ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës. /AsistiOnline.com/


