Under Header

spot_img

Peja sonte përballet me Iraklisin në Selanik

spot_img

KB Peja sonte zbret në parket për një tjetër sfidë të rëndësishme, kësaj here në kuadër të ENBL League, ku do të përballet me skuadrën e njohur greke Iraklis nga Selaniku.

Ndeshja zhvillohet sonte në Selanik me fillim nga ora 17:00, ndërsa pritet të jetë një përballje e vështirë për verdhezinjtë, duke pasur parasysh formën aktuale të vendasve. Iraklis deri tani ka një bilanc shumë pozitiv prej 5 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje, ndërsa KB Peja ka regjistruar 1 fitore dhe 3 humbje në këtë edicion të garës.

Skuadra greke është mposhtur vetëm një herë deri më tani në ENBL League, nga Dubrava kroate me rezultat 72-67, çka tregon për forcën dhe stabilitetin e tyre në këtë kompeticion. Megjithatë, Peja synon të paraqitet me karakter dhe të kërkojë rezultat pozitiv, pavarësisht vështirësive.

Për tifozët që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen nga afër, takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube.

KB Peja do të tentojë të befasojë në Selanik dhe të përmirësojë bilancin e saj në ENBL League, përballë një kundërshtari me emër dhe traditë në basketbollin grek. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme