Under Header

spot_img

Prishtina mposhtet në sekondën e fundit nga Keila, humbje dramatike në Tallin

spot_img

Prishtina është mposhtur në sekondën e fundit nga skuadra estoneze Keila, në një finish dramatik në Tallin, në kuadër të ENBL League.

Ndeshja u mbyll me rezultat të ngushtë 92-90 në favor të vendasve, pas një përballje të fortë dhe të balancuar deri në fund.

Në momentet vendimtare fati i buzëqeshi skuadrës estoneze, e cila arriti ta sigurojë fitoren në aksionin e fundit të ndeshjes me një treshe.

Te Prishtina nuk mjaftuan 30 pikët e Khalil Dukes, i cili ishte më efikasi në parket. Deondre Burns kontribuoi me 23 pikë, ndërsa Adrio Bailey shtoi 17 pikë të tjera.

Pas kësaj humbje, Prishtina ka bilanc prej 4 fitoreve dhe 4 humbjeve në ENBL League.  /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme