Under Header

spot_img

Rahoveci 029 – Bora, një tjetër përballje interesante e Kupës sonte

spot_img

Çerekfinalet e Kupës së Kosovës vazhdojnë sonte me përballjen tjetër mes Rahovecit 029 dhe Borës, një duel vendimtar që do të përcaktojë njërën nga skuadrat gjysmëfinaliste.

Skuadra e Borës udhëton drejt Rahovecit me një epërsi të konsiderueshme prej nëntë pikësh, të fituar në ndeshjen e parë, e cila u mbyll me rezultat 79–70. Ky avantazh u jep prishtinasve një pozicion më të favorshëm para sfidës së kthimit, megjithatë gjithçka mbetet e hapur në parket.

Në anën tjetër, Rahoveci 029 synon të shfrytëzojë terrenin vendas për të rikthyer balancën e këtij çifti dhe për të kërkuar përmbysjen.

Sfida mes Rahovecit 029 dhe Borës pritet të ofrojë basketboll luftarak, me dy skuadra që kanë treguar konkurrencë gjatë gjithë sezonit dhe që tani kërkojnë një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme