Gjithçka është gati për superderbin çerekfinal të Superkupës së Kosovës mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:45.
Megjithatë, përballja është shoqëruar me disa zhvillime të fundit në kampin mitrovicas.
Gjatë ditëve të fundit janë raportuar lëndime te Trepça, duke ngritur dilema rreth paraqitjes së disa basketbollistëve kyç.
Sidoqoftë, sipas burimeve të AsistiOnline.com, Sek Henry dhe Drilon Hajrizi pritet të jenë në dispozicion të shtabit teknik dhe të paraqiten në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Prania e tyre do të ishte një lajm pozitiv për mitrovicasit, të cilët synojnë një paraqitje të fortë në Therandë, në një duel që është vendimtar për kalim në gjysmëfinalen e Kupës dhe me të drejtë cilësohet si një nga më të fortët në basketbollin kosovar, duke pasur parasysh cilësinë dhe rivalitetin mes dy skuadrave.
Superderbi Golden Eagle Ylli – Trepça do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion, ndërsa pritet interesim i madh i publikut dhe atmosferë e zjarrtë. /AsistiOnline.com/


