Në një përballje dramatike të Kupës së Kosovës në basketboll mes Pejës dhe Bashkimit, ndeshja u ndërpre 46 sekonda para fundit.

Tifozët e Pejës, të pakënaqur me rezultatin, filluan të hedhin sende në fushë dhe tentuan të pengonin basketbollistët e skuadrës së tyre, transmeton lajmi.net.

Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 70-72 në favor të Bashkimit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 70-73 në të mirë të Bashkimit, duke siguruar kalimin e skuadrës prizrenase në gjysmëfinale të Kupës.