Sonte zhvillohet edhe përballja tjetër kthyese e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, një duel që pritet të ofrojë rivalitet dhe intensitet, pavarësisht avantazhit të vendasve.
Sigal Prishtina hyn në këtë ndeshje me një epërsi prej 14 pikësh nga takimi i parë, çka e vendos ekipin kryeqytetas në një pozitë më të favorshme dhe më afër sigurimit të kualifikimit në gjysmëfinale.
Megjithatë, Vëllaznimi pritet të mos dorëzohet lehtë dhe do të kërkojë një paraqitje maksimale për të tentuar përmbysjen, duke u mbështetur në luftën dhe karakterin që e ka shfaqur gjatë sezonit.
Ndeshja Sigal Prishtina – Vëllaznimi zhvillohet me fillim nga ora 18:45, dhe pritet të sjellë një tjetër mbrëmje interesante basketbolli në kuadër të Kupës së Kosovës. /AsistiOnline.com


