Under Header

spot_img

Peja dhe Bashkimi sonte përballen në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Kupës

spot_img

Sonte zhvillohet ndeshja kthyese e çerekfinales së Kupës së Kosovës mes Pejës dhe Bashkimit, një përballje vendimtare që do të përcaktojë njërën nga skuadrat gjysmëfinaliste.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prizren, Bashkimi kishte arritur fitore me rezultat 96–90, duke siguruar një avantazh prej gjashtë pikësh para takimit të sotëm. Kjo e bën edhe më interesante sfidën në Pejë, ku gjithçka mbetet e hapur.

Peja synon të shfrytëzojë terrenin vendas për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar kualifikimin, ndërsa Bashkimi udhëton në “Karagaç” me objektivin për ta ruajtur epërsinë dhe për të kaluar tutje.

Ndeshja do të nisë nga ora 18:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion, ndërsa pritet një atmosferë e zjarrtë dhe duel i fortë deri në sekondat e fundit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme