Pas fitores së thellë 88-68 ndaj Pejës, skuadra e Borës nga Prishtina nuk u ndal vetëm te parketi. Klubi prishtinas ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke “thumbuar” kundërshtarin me një postim me dozë humori.
Në faqen zyrtare, Bora ka shkruar se temperaturat në Prishtinë ishin -20 gradë, duke aluduar në paraqitjen e ftohtë të Pejës në këtë duel, ku vendasit dominuan nga fillimi deri në fund.
Kjo fitore e Borës vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe shërben si sinjal i qartë për rivalët, ndërsa reagimi në rrjete sociale ka marrë vëmendje të madhe nga tifozët e basketbollit kosovar.


