Rahoveci 029 dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte, në një ndeshje me peshë për të dyja skuadrat në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra vendase hyn në këtë takim me bilanc prej 5 fitoreve dhe 11 humbjeve, duke synuar të shfrytëzojë përkrahjen e publikut për të kërkuar një tjetër rezultat pozitiv në kampionat. Në anën tjetër, Sigal Prishtina udhëton drejt Rahovecit me bilanc 7 fitore e 9 humbje, me objektivin për të përmirësuar pozicionin në renditje.
Përballja pritet të zhvillohet me intensitet, pasi të dyja ekipet kanë nevojë për pikë dhe stabilitet në vazhdimësinë e sezonit.
Rahoveci 029 – Sigal Prishtina mbetet një duel interesant i kësaj fundjave në elitën e basketbollit kosovar, derisa nis nga ora 17:00.


