Under Header

spot_img

Derbi i xhiros sonte në “Minatori”, kampioni e pret nënkampionin

spot_img

Kampioni dhe nënkampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll përballen sot në një duel që pritet me interes të madh.

Trepça e pret Bashkimin në palestrën “Minatori”, në një ndeshje që nis nga ora 17:00.

Skuadra mitrovicase kryeson tabelën e Superligës, duke regjistruar 13 fitore dhe vetëm 3 humbje, ndërsa po vazhdon të konfirmojë formën e mirë edhe në këtë pjesë të sezonit.

Në anën tjetër, Bashkimi vjen në këtë përballje si ndjekës serioz, me bilanc prej 11 fitoreve dhe 5 humbjeve, duke synuar një rezultat pozitiv në një nga palestrat më të vështira në vend.

Ky duel mes dy rivalëve të mëdhenj pritet të ketë intensitet të lartë dhe rëndësi të veçantë për renditjen në krye të tabelës, duke e bërë “Minatorin” arenë të një tjetër derbi të fortë të basketbollit kosovar. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme