Under Header

spot_img

Go+ Peja përjashtohet nga ENBL, gjobitet edhe me shumë astronomike parash

spot_img

Liga Evropiane e Basketbollit Verior (ENBL) ka njoftuar se Go+ Peja nuk do të vazhdojë pjesëmarrjen në këtë sezon pas refuzimit të klubit kosovar, për të zhvilluar ndeshjen në shtëpi kundër BK Olomoucko, e cila ishte planifikuar të luhej të hënën, më 26 janar.

Ky vendim vjen pas një periudhe të vështirë për klubin pejan, i cili u eliminua nga Kupa e Kosovës, pas humbjes në çerekfinale ndaj Bashkimit Prizren.

Më 23 janar, Go+ Peja i njoftoi ENBL për anulimin e ndeshjes në shtëpi kundër BK Olomoucko, duke theksuar pamundësinë për ta zhvilluar këtë takim.

Kjo ishte humbja e tretë teknike për Go+ Pejën, pasi më parë nuk ishte paraqitur në ndeshjen jashtë fushe kundër BK Olomoucko në Çeki, më 13 janar, dhe në ndeshjen kundër Newcastle Eagles më 11 shkurt. Sipas rregullave zyrtare të basketbollit, dy humbjet teknike automatikisht sjellin diskualifikimin e skuadrës nga gara dhe anulimin e rezultateve të saj.

Për shkak të mosorganizimit dhe mosrespektimit të detyrimeve për zhvillimin e ndeshjeve, ENBL ka vendosur të shqiptojë ndaj Go+ Pejës edhe një gjobë prej 25,000 eurosh. Gjoba sipas tyre është një masë ndëshkuese për cenimin e integritetit dhe vazhdimësisë së ligës.

Drejtuesit e ENBL po shqyrtojnë edhe masa të mëtejshme, përfshirë mundësinë e ndalimit të rikthimit të klubit në garë në edicionet e ardhshme.

Si pasojë e këtyre vendimeve, Go+ Peja përfundon pjesëmarrjen me një rekord prej 1 fitore dhe 7 humbjesh në fazën e grupeve dhe nuk do të luajë më ndeshjen kundër Newcastle Eagles.

Ndeshjet tjera të sezonit do të vazhdojnë sipas kalendarit të planifikuar, ndërsa Liga Evropiane e Basketbollit Verior garanton mbrojtjen e vazhdimësisë dhe fair-play-it në të gjitha ndeshjet.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme