Pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimit, Jacori Payne pritet të rikthehet sonte në parket, pikërisht në derbin ndaj Bashkimit.
Rikthimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për Trepçën, teksa skuadra mitrovicase përballet me rivalin direkt në një duel me peshë të madhe.
Ndeshja zhvillohet në Mitrovicë, në palestrën “Minatori”, dhe nis nga ora 17:00. Prania e mundshme e Payne pritet të shtojë edhe më shumë interesin për këtë përballje, duke i dhënë Trepçës një alternativë shtesë në rotacion për një nga ndeshjej më të fortë të xhiros. /AsistiOnline.com


