Under Header

spot_img

Bombë te Golden Eagle Ylli, Trevon Allen transferohet në Poloni

spot_img

Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Trevon Allen, ka gjetur skuadër të re, duke u larguar befasisht nga klubi kosovar.

Siç mëson AsistiOnline.com, 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin polak Anwil Włocławek, duke vazhduar kështu karrierën e tij në kampionatin polak.

AsistiOnline.com poashtu ka mësuar se ekipi polak ka paguar një shumë të majme parash te skuadra nga Theranda për transferin e Allen.

Allen ishte pjesë e Golden Eagle Yllit gjatë angazhimit të tij në Kosovë, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Rumani dhe Greqi. Largimi i tij nga skuadra kosovare vjen papritur, në një fazë të rëndësishme të sezonit.

Mbetet të shihet se si do të reagojë Golden Eagle Ylli pas këtij largimi, si dhe roli që Trevon Allen do të ketë te skuadra e tij e re në Poloni. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme