Under Header

spot_img

Ekskluzive: Bashkimi përkujdeset për bombën e mesnatës, afër marrëveshja me Nzeakor

spot_img

Pas rezultateve jo edhe të kënaqshme në xhirot e fundit, duket se drejtuesit e Bashkimit janë afër të ndërhyjnë me një transfer tejet të bujshëm në fund të këtij janari.

Siç mëson AsistiOnline.com, prizrenasit thuajse kanë përfunduar marrëveshjen me alo qendrën amerikane Josh Nzeakor.

Ky i fundit sezonin e kaluar u paraqit te Sigal Prishtina me rreth 14 pikë për ndeshje e ka përvojë në shumë skuadra në NBA G League, si dhe në Meksikë e Francë.

Deri tani, Nzeakor ka qenë pjesë e skuadrës izraelite Hapoel Safed Galil atje ku luajti me 18 pikë për 18 ndeshje, por edhe 8.2 kërcime. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme