Golden Eagle Ylli e ka arritur fitoren e parë sezonale në Ligën Unike.
Therandasit kanë triumfuar pa telashe në udhëtim te Apollonia në Fier me rezultat 61-72.
Në një ndeshje që e dominuan nga fillimi e deri në fund, Scott Bamforth ishte më i dalluari te Ylli me 28 pikë, si dhe Gëzim Morina me 13 sosh.
Te Apollonia Jaylen Bates kishte 21 pikë e Quincy Ademokoya 17 sosh.
Në xhiron e ardhshme Golden Eagle Ylli i shkon Vëllaznimit e Apollonia e pret Go+ Pejën. /AsistiOnline.com/


