Under Header

spot_img

Ashpërsohet gara në Ligën e parë, këtë xhiro derbi

spot_img

Sot dhe nesër do të zhvillohet java e 11-të në Ligën e Parë të Meshkujve.

KEKU do të ndeshet me Borean, me skuadrën nga Obiliqi që ka shtatë fitore e dy humbje, kurse pejanët kanë katër fitore e pesë humbje.

Kerasan-Kosovari po ashtu ndeshen të enjten nga ora 17:00, me prishtinasit që kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa Kosovari ka një fitore e tetë humbje.

Gjakova-New Basket është sfida përmbyllëse e ditës së enjte, ku skuadra nga Gjakova ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa ajo prizrenase shtatë fitore e dy humbje.

Java e 11-të mbyllet me derbin e kësaj jave mes Proton Cable Prizrenit dhe Dritës. Prizrenasit janë në vendin e parë me tetë fitore e një humbje, kurse gjilanasit, që kanë bërë shumë përforcime, e kërkojnë të rikthehen në elitë, kanë tri fitore e pesë humbje.

Ndeshjet transmetohen në kanalin e FBK-së në YouTube.

Liga e Parë e Meshkujve-Java 11

E enjte

17:00 KEKU – Borea

17:00 Kerasan – Kosovari

21:00 Gjakova – New Basket

E premte

16:30 Proton Cable Prizreni – Drita

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme