Trajneri shqiptar Spiro Leka po shkruan histori në basketbollin italian me klubin e madh Pesaro, një emër me traditë 80-vjeçare në këtë sport.
Leka tashmë është bërë trajneri i pestë në historinë e klubit që renditet përkrah emrave të mëdhenj si Bianchini, Scariolo, Skansi e Buchi, duke hyrë kështu në një rreth shumë të ngushtë të elitës së klubit.
Paraqitjet dhe puna e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as në shkallë kombëtare. Spiro Leka është futur mes 15 personazheve më të rëndësishëm të Serie A2, si dhe në mesin e 100 figurave më të rëndësishme të basketbollit italian, në një vend ku veprojnë mbi 35 mijë trajnerë në të gjithë Italinë.
Nga sonte, e ndarë fillimisht në pjesë dhe më pas e publikuar komplet, në AsistiOnline.com vjen ekskluzivisht intervista me trajnerin shqiptar që po bën bujë të madhe në basketbollin italian.
Në këtë intervistë, Leka flet hapur për rrugëtimin e tij me Pesaron, sfidat në A2, por edhe për basketbollin kosovar dhe atë shqiptar, duke dhënë mendime dhe analiza me peshë.
Mos e humbisni këtë intervistë speciale!




