Peja e ka zyrtarizuar sot një lojtar të ri të huaj.
Verdhezinjët kanë nënshkruar me Logan Routt, lojtar i gjatë 211 centimetra dhe i cili luan në pozitën e qendrës.
Së fundmi ka luajtur me Final Spor në Ligën e parë turke në 10 ndeshje me 12.5 pikë e 7.7 kërcime.
Më herët lojtari ka luajtur edhe në Republikën Çeke me Nymburk, në Slloveni me Zlatorog Lasko, derisa në Turqi është paraqitur edhe me Akhisar.
/AsistiOnline.com/


