Proton Cable Prizreni ka shënuar një fitore të madhe sonte ndaj Dritës, duke triumfuar me rezultat 109-108 në derbin e xhiros së Ligës së Parë, në një ndeshje dramatike që u vendos vetëm pas vazhdimeve.
Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll baras 99-99, pas një dueli të fortë dhe me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre vendimtare. Në vazhdime, prizrenasit treguan më shumë qetësi dhe arritën ta sigurojnë fitoren minimale.
Te Proton Cable Prizreni u dallua Drilon Shala me 26 pikë, duke qenë vendimtar sidomos nga distanca, ku realizoi 8 treshe nga 12 tentime. Në anën tjetër, te Drita më efikasi ishte Donat Rexhepi, po ashtu me 26 pikë.
Me këtë fitore, Proton Cable Prizreni forcon pozitën e tij në krye me 9 fitore dhe vetëm 1 humbje, ndërsa Drita mbetet me 3 fitore dhe 6 humbje pas këtij dueli. /AsistiOnline.com


