Under Header

spot_img

Meti Thaçi regjistron triple-double, hyn në historinë e basketbollit maqedonas

spot_img

Skuadra shqiptare e Çairit ka pësuar sonte humbje ndaj Pelisterit me rezultat 99-107 pas vazhdimeve, në një ndeshje të zjarrtë të zhvilluar në kuadër të Superligës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi u karakterizua nga ritëm i lartë, duele të forta dhe shumë tension, ndërsa pas kohës së rregullt rezultati ishte i barabartë, duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Në shtesë, Pelisteri u tregua më i saktë në momentet vendimtare dhe siguroi fitoren.

Pavarësisht humbjes, te Çairi spikati Meti Thaçi, i cili zhvilloi një paraqitje historike duke realizuar triple-double me 11 pikë, 11 kërcime dhe 12 asistime. Kjo paraqitje e bën Thaçin lojtarin e parë vendor në histori të kampionatit të Maqedonisë së Veriut që arrin triple-double, si dhe të tretin në përgjithësi në historinë e garës atje.

Pas kësaj humbje, Çairi ka bilanc prej 5 fitoresh dhe 8 humbjesh, ndërsa Pelisteri gjendet në vendin e tretë në tabelën e renditjes. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme