Sot nis xhiro e 18-të e Superligës së Kosovës.
Dueli i parë dhe derbi i ditës zhvillohet në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren.
Atje Bashkimi e pret Sigal Prishtinën në derbin e rivalëve të vjetër.
Prizrenasit janë në vendin e dytë me 11 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit kanë 8 fitore e 9 humbje, duke bërë që të pritet një sfidë e jashtëzakonshme.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


