Sot vazhdon me ndeshje dita e dytë e xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.
Në palestrën ”Shani Nushi të Gjakovës ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Borës.
Deri tani kuqezinjtë kanë pesë fitore e 12 humbje, e në anën tjetër prishtinasit janë në formë të lartë me nëntë fitore e tetë humbje.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


